Mneri analizon Kombëtaren: Panucci nuk ka aftësi për të qenë trajner, fajtor edhe Duka

Mneri analizon Kombëtaren: Panucci nuk ka aftësi për të qenë trajner, fajtor edhe Duka

Fatmir Mneri, analist sportiv

Fitorja me Uellsin solli pak diell për Kombëtaren që ditët e fundit ishte kapluar nga një furtunë e vërtetë. Një 90 minutësh që duket se më shumti i shërbeu Panucci-t, trajnerit që ishte fare pranë shkarkimit. Gjithsesi ky sukses sipas analistit të futbollit Fatmir Mneri është i parëndësishëm.

Ecuria në Ligën e Kombeve, razultatet kanë qenë larg pritshmërive, përse çedoi Kombëtarja?
Si fillim më duhet të themë se pas Europianit ishte e kuptueshme të bëhej një ndërrim në përbërje, në menatiltetin e lojës, ndryshime në përgjithëse sepse duke qenë një skuadër e vogël ka një cikël. Cikli ishte i përfunduar dhe për të rifilluar kërkon jo pak mund dhe sakrificë. Këtë pikëpamje ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në ekipin përfaqësues, që nuk janë thjeshtë ndryshime futbollistësh, por ndryshime trajneri, stafi teknikësh, mentaliteti. Dhe sigurisht është më e lehtë të arrish se sat ë mbash atë që ke arritur.

Sa përgjegjësi ka Paunuçi për ecurinë e Kombëtares në këtë një vit e gjysëm?
Që në zgjedhje nuk kemi qenë të saktë. Panucci përgjithësisht ka qenë trajner i dytë dhe nëse ka patur një ecuri mbresëlënëse si futbollit, nuk ka qenë I tillë si trajner. Gjithë kohës është kujtuar si eminencë gri e Kapelos. Kur flitet për një ekip Kombëtar, gjëja thelbësore është marrja e vendimeve dhe një trajner i dytë nuk merr vendime. Kështu zgjedhja e Panucci-t ka qenë një handikap dhe është dashur kohë që trajneri italian të fillojë të marrë vendime. Duke qenë një person i parrahur me të tillë problem ka patur jo pak vendime që kanë kërcitur. E filloi që me Cikalleshin, sjellja ndaj kapitenit Agolli apo edhe me Xhakën.

A duhet largohej, apo a duhej shkjarkohej pas ndeshjes me Skocinë ku morëm një humbje turpëruese?
Panuçi e ka pranuar se ka gabuar me filozofinë e lojës. Ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë, dmth ishte një lloj pendese. Them që kjo nuk është vepër e vetëm Panuçit. Një strategji e ndërtimit të ekipit kombëtar, një strategji e ndërtimit të kotigjentit bazë, pasi flitet edhe për një mini-revulucion në përfaqësuese. Kjo nuk behet thjeshtë nga një trajner, bëhet nga një staf dhe me bekimin e presidentit. Nëse Duka ka pranuar strategjinë e Panucci-t atëherë përgjegjësia është e përbashkët.

A vlen pendesa e Panucci-t për filozofinë e lojës një vit e gjysëm pasi ka marrë drejtimin e Kombëtares?
Kundër Uellsit pashë një llloj pendese, kjo u vërejt me Lilën në formacion. Kam parasysh me ekuilibrin në mesfushë, prania e tij, e një lloji ekuilibri të kërkuar mes forcash në mesfushë, më dha përshtypjen e rikthimit të filozofisë së De Biazit.

Fitorja me Uellsin, kujt i vlen më shumë, skuadrës apo Panuçit?
Fitorja ndaj Uellsit nuk i shërben askujt. Nuk i shërben as Panucci-t që kërkon të ndërrojë filozofinë e lojës. Eliminatoret në Ligën e Kombeve kanë qenë shumë të dobëta dhe kurrsesi nuk mund të anashkalohen me një fitore kundër Uellsit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror