Të premten Tirana mori fitoren e shtatë radhazi në kampionat në një sfidë emblematike siç është derbi i Shqipërisë kundër Vllaznisë. Aktualisht bardheblutë janë një pikë pas Kukësit kryesues, por pyetur për arsyen e kësaj ecuria më shumë se pozitive analisti Fatmir Mneri shprehet:
“Ndoshta është një lloj qetësia që ka gjetur skuadra me Egbo-n. Une nuk I besoj shumë deklarimeve të tij që janë punë të zotit, sepse janë punët e njerze që janë në fushën e lojës dhe atyre që drejtojnë. Mund të themi pa frikë se është momenti i Tiranës tani.”
Javët e fundit janë bërë shqetsuese vendimet e arbitrave, ç’ka ka sjellë shumë tension në tribuna dhe akuza ndërmjet aktorëve të lojës. Për ‘xhaketat e zeza’ Mneri deklaron:
“Gjykoj që është një fazë tranzitore e gjykimit, sigurisht ka lënë shumë për të gjykuar. Ndoshta si efekt I një transmetimi më të imët në pikëpamjen e pamjeve që marim, analizave të shumta që bëhen. Fatkeqësisht ajo që mund të quhet jo e re, por një e metë e shtuar, vërej se ka gjykime dashakeqëse, të qëllimshme, jo thjesht si ato që në I konsiderojmë shpesh si gabime njerëzore.”
Partizani së fundmi doli nga kriza duke marrë fitoren e dytë radhazi, por kampionët në fuqi gjenden 7 pikë larg vendit të parë. I pyetur nëse të besuarit e Sormani-t janë ende në garë për titullin Mneri shprehet:
“Fakti e ka treguar se një nga dobësitë e skuadrave tona, të kampionatit tonë, është vazhdueshmëria. Por ajo që po ndodh tani me Tiranën mund të ndodhi me Partizanin, pasi tani ka dy fitore radhazi.”
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
47.9%
-
Jo
48.2%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 7793
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbetje të rrezikshme në QSUT jashtë kushteve të sigurisë, nis hetimi për dy punonjëse
19 Shkurt, 15:16
-
Zyrtare/ Bekim Balaj rinovon me Vllazninë
19 Shkurt, 12:19
-
Tiranë, polici i burgjeve gjendet i vdekur në banesë, ja pista e hetimit
19 Shkurt, 11:55
-
Ndryshime oraresh, Tirana gjen shtëpi të re! Publikohet agjenda e pesë javëve të ardhshme në Superligë
19 Shkurt, 11:46
-
Operacioni/ Droga në Tiranë shpërndahej me taksi dhe skuter elektrik! Një tjetër kapet në Tepelenë, dozat deri në 8 mijë lekë (DETAJET)
19 Shkurt, 10:48
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
VIDEOLAJM/ Aksident gjatë natës pranë Aeroportit, kamioni i tonazhit të rëndë kap telat e linjës elektrike, këputen 3 shtylla
19 Shkurt, 09:36
-
Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje në Tiranë
19 Shkurt, 09:31
-
Tiranë/ Me pistolet në makinë, 2 të arrestuar tek 'Zogu i Zi', dyshohet se do e shisnin! Njëri kundërshtoi me dhunë efektivët e tentoi të largohet (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 08:37
-
E përditshmja britanike 'Independent': Shqipëria ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025
19 Shkurt, 08:13
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Veliaj ndan fotot nga rindërtimi i shkollës ‘Edith Durham’: Më burgosën pa gjyq, dosja u bë enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit
18 Shkurt, 20:16