‘Tirana s’premton në Europë’, analiza e Mnerit: Janë dobët fizikisht, futbolli shqiptar të ngrejë alarmin

Tirana është skuadra shqiptare që ka zhgënjyer më së shumti deri tani me përfaqësimin në Kupat e Europës, pasi bardheblutë kampionë të vendit fillimisht u eliminuan në turin e parë të Champions League nga luksmebrugasit e Dudelange dhe më pas pësoi humbje në ndeshjen e parë të turin të dytë të Conference League. I ftuar në ‘Report TV’ gazetari dhe opinionisti Fatmir Mneri thotë se arsyeja kryesore është forma fizike e skuadrës, por edhe mungesa e blerjeve në merkato

“I zhgënjyer për rezultatet e Tiranës, por me logjikë janë rrjedhë e lojës. Nuk më ka pëlqyer në 3 ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Nuk më pëlqen plani fizik i skuadrës sepse nuk i shoh të freskët. Kjo mendoj të jetë edhe arsyeja sepse kundërshtarët nuk kanë qenë të një niveli të lartë.

Shanset ekzistojnë gjithmonë për ta përmbysur humbjen 0-1, por duke parë formën e futbollistëve të skuadrës them se nuk premton shumë. Plus ekipi kishte nevojë për merkato. Me përjashtim të zëvendësimit të Tolit pjesa tjetër e skuadrës ka patur nevojë për t’u përforcuar.

Ka këmbanë alarmi për futbollin shqiptar sepse jemi në popzicionin e 48 në europë. Nëse edhe Laçit i rrëshket këmba atëherë pas disa vitesh nuk do kemi më 4 skuadra në Kupat e Europës, por 3. Të ulemi me këmbë në tokë dhe të shohim realisht situatën sepse kemi probleme me cilësinë,"-u shpreh Mneri.

Gazetari e sheh Laçin si favorit për të kaluar turin në Conference League pavarësisht se ndeshja e parë në Moldavi me petrocub përfundoi 0-0.

“Aspekti themelor është qëndrueshmëria. Laçi prej vitësh është një klub i drejtuar me zgjuarsi. Nuk mund të ketë nivele të larta, referuar konkurencës në Superligë, por ka një grup të shëndetshëm. Këtë e shoh te klubet më të rëndësishme në Europë pavarësisht se kurbinasit kanë ndryshime në organike. I ka ikur mesfusha e gjitha, ishte më e mira, por i kanë zëvendësuar futbollistë idealë. Edhe në aspektin moral, psikologjik skuadra e Duros ia ka marrë dorën kompeticionit.

Laçi ka shanse më të mira për t’u kualifikuar. Fusha e favorizon. Kam shumë besim te një sukses i këtij ekipi. Fakti që Duro ka dhënë këto deklarata tregon shumë. Përsa i përket Vllaznisë duhet të them se skuadra po riformatohet. Kanë ndryshuar shumë gjëra, ka një tjetër mentalitet. Është një skuadër më e matur se sa ajo që ishte më parë. E ka ndërtuar lojën ne një entuziazëm të matur. Ka një lloj shprese pasi rumunët kanë përplasje, mosmarrëveshje, me një president të kohëve të kaluara. Shpresoj që Vllaznia të përfitojë nga kjo situatë,”-deklaroi ai.

Sa i përket Partizanit, skuadrës së parë shqiptare që mbylli llogaritë në Europë, Mneri thotë se e sheh shumë të çoroditur.

“Ka kaluar ca ditë, por e mbaj mend mirë ndeshjen. Partizani nuk është i qartë në fushën e lojës dhe dyshoj që Mehmeti është ai që e ideon. Kam parë mesfushë shumë të ndryshuar. Partizani është i prirur në aspektin mbrojtës dhe për ta thyer këtë kërkohen futbollistë cilësorë,”-tha Mneri.

Si Tirana, Laçi dhe Vllaznia luajnë sonte ndeshjen e kthimit në turin e dytë të Conference League.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave