Mobiljet e Jakomonit arredojnë QSA
Verli:I restauruam,u lanë pa kujdes

Mobiljet e Jakomonit arredojnë QSA<br />Verli:I restauruam,u lanë pa kujdes
6 mobilje të vjetra, të Francesco Jacomonit, diplomatit që u caktua nga Musolini në vitin 1926 për ringjalljen e politikës italiane mbi vendin tonë, gjenden në zyrën e drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë. 

Mobiljet, pasuri e ish Pallatit të Brigadave, që i kishin kaluar ish Kinostudios “Shqipëria e re” u sekuestruan dhe u përdorën nga pushteti komunist.

Por pas vitit 1991 mbetën në mëshirën e fatit. 

Janë kryesisht tavolina dhe biblioteka me dekorime të trashëgimisë kulturore, por u mungon nënshkrimi muzeal. Ato shërbejnë thjesht si aksesorë arrendues në në Qendrën Albanologjike. 

[gallery]23912[/gallery]
Drejtori, Marenglen Verli, tregon të tjera detaje për historinë e këtyre mobiljeve.

“Mbas luftës janë gjetur në ambjente të ndryshme të institucioneve të Albanologjisë janë përdorë disa herë nga kinostudioa për ndonjë film por duke ardhur të dëmtuara. Ishte një ide e mirë para disa vitesh për t’i grupuar për ti marrë nga zyra të ndryshme për t’i restauruar, cka u realizua. Për vlerën monetare nuk kam informacion”shprehet Verli.

Francesco Jacomoni u lind më 31 gusht të vitit 1893 në Kalabri. Babai i tij Enrico, ortak me Bankën e Romës, kishte luajtur një rol të madh në ekonominë italiane. Jakomoni vetë e nisi karrierën e tij si ushtar i thjeshtë në vitin 1914 dhe më pas u bë kalorës i artilerisë e shërbeu në fushatat ushtarake të viteve 1915-18.

Pas diplomimit për drejtësi në Romë, në maj të vitit 1919 Jakomoni u emërua në komitetin ndër-ushtarak të Konferencës së Paqes në Versajë, e shërbeu edhe në Vjenë e Budapest.

Mussolini e emëroi si sekretar të delegacionit italian në konferencën financiare në Londër dhe në prill të vitit 1926 u caktua të vinte në në Shqipëri, ku qëndroi deri në vitin 1929.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime