LONDER- Një tren në Mbretërinë e Bashkuar, është kthyer në tre shtëpi pushimi për njerëzit. Kjo ide e çuditshme ofron një alternativë të re në krahasim me akomodimet e tjera.

Stacioni i Vjetër në Allerston, North Yorkshire i cili kohë më parë ishte një stacion hekurudhor, është shndërruar në shtëpi pushimi.

Treni është i përbërë nga tre dhoma gjithsej dhe janë të shumtë vizitorët që duan të kalojnë qoftë dhe një natë të vetme.

Ky biznes është në pronësi të Carol dhe Mark Benson. Stacioni tashmë mirëpret njerëz të të gjitha moshave.
 
Kabinat e trenit 45 vjeçar ofrojnë një kuzhinë, dhomë ndenjeje, dy ose tre dhoma dhe një banjo. Ato gjithashtu janë të pajisura me ngrohje dhe televizor.

Por Carol është kujdesur deri në detajet më të vogla duke bërë çmos që të duket sikur realisht je në trend dhe jo në një dhomë të zakonshme hoteli.

Kaq i madh ka qenë suksesi i Stacionit të Vjetër, i cili u hap 17 vite më parë, sa që shtëpi të ngjashme pushimi po hapen edhe në stacionet e tjerë të trenave në këtë rajon.