Modelet kalaqafë në sfilatën e
pazakontë feministe të Rick Owens

Modelet kalaqafë në sfilatën e<br />pazakontë feministe të Rick Owens
Stilisti amerikan Rick Owens befasoi gjatë prezantimit të koleksionit të tij pranverë-verë 2016 gjatë Javës së Modës në Paris. Frymëzuar nga tematika feministe dhe mbështetja që femrat duhet t’i japin njëra tjetrës, ai përdori si aksesorë për të plotësuar krijimet e tij modele femra.

Kjo nuk është hera e parë që dizajneri i njohur tërheq vëmendjen me mënyrën origjinale të prezantimit të veshjeve. Në fillim të këtij viti, Owens prezantoi koleksionin për meshkuj, duke nxjerrë në pasarelë modelë nudo, me organet gjenitale tërësisht të ekspozuara.

Stilisti edhe këtë sezon ka ruajtur një linjë të njëjtë ngjyrash, duke përdorur të zezën dhe tonetneutrale, por ishte pak e vështirë që publiku të përqëndrohej tek krijimet e tij, ndërsa shihnin modelet e varura kokëposhtë, ose të përdorura si çanta shpine.
rick owens
rick owens
rick owens
owens
owens
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene