Denis Dunisha, i cili njihet edhe si modeli nga Tropoja në disa videoklipe këngësh të këngëtarëve shqiptarë, i dërgonte mesazhe të dashurës së tij studente, ku e kërcënonte se do i njoftonte prindërit e saj për lidhjen e tyre të nisur në rrjetin social facebook, nëse nuk do i jepte 1 milion lekë të vjetra.

Me të marrë sinjalizimin përkatës policia e Tiranës zbardhi ngjarjen duke vënë në pranga Dunishën, ku aktualisht ka ngritur ndaj tij akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”. Pas arrestimit të modelit Denis Dunisha, ky i fundit është marrë në pyetje nga ana e policisë së Tiranës, duke deklaruar se ai kishte bërë një shaka me të dashurën e tij dhe se nuk kishte asgjë gjë serioze rreth atij mesazhi që i ka dërguar në Facebook.

Ndërkohë që e pyetur nga policia, 21- vjeçarja ka pohuar se i dashuri i saj i kishte bërë herë pas here kërcënime me qëllim marrjen e lekëve. Mësohet se modeli është liruar dhe masa e vetme e marrë ndaj tij është ajo e “detyrim paraqitjes”.
(xh.k/shqiptarja.com)