Modeli i flokëve  për këtë sezon preferohet të jetë i shkurtër dhe i çrregullt, por jo shumë i shkurtër. Siç propozon  Louis Vuitton një gjysmë gjatësi e shoqëruar me onde të mëdha do të ishte me të vërtetë një trend.

Enrico Mariotti stilisti zyrtar i Pantene, është një nga pikat e referencës, kur është fjala për tendencat e flokëve.

Në këtë intervistë, ai rrëfen trendet e reja të flokëve për vjeshtë dimër 2013 2014.
enrico




 Cilat janë tendencat e flokëve që do të zhvillohen gjatë vjeshtës dhe dimrit 2013 2014?
 
Verën e 2013 janë propozuar shumë linja dhe stile për flokët. Prerje të shkurtra të modeleve të ndryshme për të kujtuar David Bowie. Apo gjatesi mesatare josimetrike.

S'ka dyshim se këtë vjeshtë përparësi do të kenë flokët e gjatë me onde pa baluke, madje për të lënë të hapur gjithë pjesën e ballit siç propozohet nga Bottega Veneta.

Flokët e gjata preferohen të mbahen drejt. Ndërsa të shkurtrat do të kenë linja të çregullta si stili  Michelle Williams. Flokët me gjatësi të mesme preferohen të jenë me onde.


floke
 
Cilat janë të rejat më interesante nga pikëpamja e ngjyrave?


Ngjyrat duhet të jenë  të buta dhe të ngrohta, preferohen fijet e lehta ngjyrë kafe dhe bjonde e artë ose e kuqërremtë.
Por nuk duhet ekzagjeruar asnjëherë diferenca e toneve. Pra nuancat mbizotëruese janë platini i përzier me kafe.
Për ata që duan të guxojnë mbeten gjithmonë aktuale edhe ngjyrat e forta dhe artificiale si ngjyrë vjollcë, rozë, blu, jeshile, qershi.
 
Po sa i përket gjatësisë?

Ata që preferojnë flokët e shkurta janë konform trendit të vjeshtës dhe duhet t’i mbajnë ato në mënyrë të çrregullt,
por asnjëherë shumë të shkurtra. Gjatësia mesatare duhet mbajtur në formë ondesh  dhe të ndara në anë  siç është propozuar nga Louis Vuitton.
 
Cilat janë produktet që na duhen për mbrojtjen e flokëve dhe stilimin e tyre?

Gjithmonë shampo dhe balsam i përshtatshëm për nevojat e flokëve, nëse janë të lyera apo të dëmtuara, gjithmonë duhet një shampo në këtë linjë.  Për ata të cilët vuajnë nga flokët e thatë ose të dëmtuar duhet t’i  trajtojnë dhe ushqejnë ato me produkte specifike për përdorim para dhe pas larjes . Spërkatës për shkëlqim dhe serume për mbrojtje.

Produktet e stilimit varen nga modeli i flokëve. Nëse keni flokë të gjatë dhe duan të onde voluminoze shkuma e flokëve është e duhura. Nëse doni që  flokët e gjata t’i mbani  të mbledhura prapa, atëherë nevojitet xheli. Flokun e shkurtër dhe të çrregullt ju mund ta stiloni me një krem ​​ose serum fortifikues për mbrojte. Këto produkte do t’ju ndihmojnë për të ushqyer dhe mbrojtur flokët si dhe për të krijuar  stilin tuaj.
 
Cilat janë disa nga personazhet që janë frymëzim në fushën e modelit të flokëve?


Ja disa emra: Kate Middleton, Rihanna, Michelle Williams, Chiara Ferragni, Veronica Ferraro, Bianca Brandolini Dadda, Kate Moss, Carine Roitfeld, Carey Mulligan, disa nga të shumtat.
 
 Krejtësisht “out”! Një stil, një ngjyrë, diçka që absolutisht nuk duhet ta shohim për këtë sezon?

Ne jemi në vitin 2013 dhe stilet janë miliona dhe çfarë mund të jetë e mirë për mua mund të jetë e gabuar  për shumë të tjerë.
Unë nuk mendoj se është e drejtë të përdor termat të bukura apo të shëmtuara.
Por ajo cka nuk do të doja të shikoja përreth janë  flokët e dëmtuar, të thatë, e të mbajtura pa kujdes, siç më ndosh të shoh në shumë raste.
Kjo tregon mos kujdes për veten. Mjaftojnë shumë pak euro për të marrë produketet e duhura dhe të përshtatshme për llojin e flokut dhe për t’i bërë të duken bukur.


Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)