Edhe pse koha s'ka qenë premtuese ditët e fundit, VIP-at s'i kanë ndërprerë pushimet e kësaj vere për asnjë moment. I tillë është modeli dhe balerini i njohur, Klinton Zeqiraj i cili vazhdon te shijoje pushimet në plazhet e Sarandës, ku edhe është fotografuar në krahët e një bjondje seksi.
I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Zeqiraj nuk dha detaje për jetën e tij private, por u shpreh se, për të, “pushimet e kësaj vere janë thjesht të paharrueshme”.
Përgjigje e cila krijon shumë pikëpyetje, por Klintoni shuan çdo kuriozitet kur thotë se vazhdon të jetë i lidhur me aktoren e “Portokalli”, Renada Çaçi, ndërsa nga ana tjetër pohon gjithashtu se “çdo verë, ka një histori”. Sikush është i lirë të mendojë në mënyrë të pavarur, por pa shfrenuar fantazinë…
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com