Modelja 83-vjeçare më e bukur se
kurrë, me një jetë seksuale aktive

Modelja 83-vjeçare më e bukur se<br />kurrë, me një jetë seksuale aktive
Modelja më e vjetër në botë është 83 vjec dhe vazhdon të jetë aktive në fushën e modelingut.

Carmen Dell’Orefice ka pamjen e një ‘mbretëreshe të akullt’, me flokë të bardha, trup të gjatë e të hollë dhe fytyrë të tërhequr, gjë që e bën gati të pabesueshmë moshën e saj reale.

83-vjecarja e ka filluar karrierën e saj që në moshën 15-vjecare ku ka dalë për herë të parë në kopertinën e revistës prestigjoze amerikane ‘Vogue’.
 
Në një intervistë për revistën ‘Neë You’, Carmen deklaroi se vazhdon të ketë një jetë seksuale aktive dhe nuk ngurroi të krahasonte seksin me frymëmarrjen, pa të cilën nuk jetohet.

Ajo gjithashtu shprehu keqardhje për modelet e ditëve të sotme, të cilat sipas saj e kanë shndërruar veten në një ‘objekt që jepet me qera’, duke shkuar në shtrat me këdo për të qenë të suksesshme.



 
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv