Modelja i jep fund marrëdhënies,
i dashuri jep lajmin e papritur

Modelja i jep fund marrëdhënies,<br />i dashuri jep lajmin e papritur<br>
SHBA – Zayn Malik dhe supermodelja Gigi Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare. Pas thashethemeve që kanë qarkulluar prej ditësh se çifti janë fejuar, Zayn ka dhënë lajmin e papritur se ata nuk janë më bashkë.

“Gigi dhe unë kishim një marrëdhënie shumë të rëndëishme, me shumë dashuri dhe argëtim. Unë kam një respekt dhe adhurim të madh për Gigi-n si një grua dhe shoqe. Ajo ka një shpirt aq të pabesueshëm.

Unë i jam mirënjohës të gjithë fansave tanë, që po respektojnë këtë vendim të vështirë dhe nuk po e shkelin privatësinë tonë. Ne donim që këtë lajm t’ua jepnim ne të parët. Ju duam të gjithëve”,-ka shkruar Zayn në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas spekulimeve të shumta ata nuk ishin më një çift prej disa kohësh edhe pse e mbështesnin njëri-tjetrin.

Çifti kishin disa kohë që qëndronin larg njëri-tjetrit dhe kjo gjë kishte filluar ta dëmtonte marrëdhënien e tyre. 

1

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë