Chantelle apo Harlow Winnie është një top modele e cila ka një sëmundje të lëkurës që njihet si Vitiligo. Ajo është vetëm 19 vjeç dhe historia e saj është vërtet impresionuese, duke e bërë të njohur në gjithë botën. 

Vitiligo është sëmundje e rrallë që shkakton depigmentim në disa pjesë të lëkurës dhe njihet nga shumica e audiencës si sëmundja që bëri të mundur zbardhjen e lëkurës së Michael Jackson. Kjo ndodh kur melanocitet, qeliza e cila është përgjegjëse për pigmentet e lëkurës, vdes apo është jo e aftë për të kryer funksionin e saj.

Ndonëse ka pasur paragjykime për pamjen e saj, ajo ka arritur të jetë modelja më e bukur në botë, duke e bërë atë edhe më unike. Dhe kjo jo vetëm për faktin se është një vajzë mjaft e bukur, por dhe për shkak se është një njeri plot pozitivitet që e dashuron jetën dhe veten, ashtu siç e ka krijuar nëna natyrë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)