Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka vizituar disa familje të varfra në zonat e thella të Postribës, në Bashkinë Shkodër.
Ajo i është bashkuar Nismëse “Fundjava Ndryshe”, ku ka prekur nga afër mjerimin e banorëve që jetojnë atje.
Tepër e prekur dhe me lot në sy, Çunmulaj ka rrëfyer emocionet e saj.
Modelja shqiptare ka treguar detaje mbi fëmijërinë e saj në malësinë e Tuzit, vështirësitë në vitet e para të karrierës në Itali dhe jetën që ka sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian.
“Në përgjithësi shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë apo Maqedoni kanë vujt. Unë ndoshta kam mendu gjithmonë që shqiptarët jashtë Malit të Zi kanë vuajtur më shumë. Por unë të vërtetën, të them, atë që kam parë sot në Shqipëri, nuk ekziston tek shqiptarët në Mal të Zi. Se malësori nuk e len nanën të vuajë e të jetojë në kushte ashtu. Unë i thashë Arbrit, tan Malin e Zi me shëtit nëpër katunde e fshatrat shqiptare, ti s’mund ta shohësh nanën ashtu” – u shpreh ajo./Tirana Today
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com