Modelja e quajtur “Perëndesha e Antraksit”, e cila mendohet se ka pasur lidhje me "El Chapon" është gjetur e vdekur në rrethana misterioze nw shtëpinë e saj.
35-vjeçarja Claudia Ochoa Felix thuhet se ka qenë pjesë e vrasësve të Kartelit të Sinaloas, me në krye “El Chapo”-n, përpara se ai të ekstradohej në SHBA.
Sipas mediave të huaja modelja ka vdekur gjatë natës për shkak të mbidozës. Nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo ka qenë pjesë e një plani për ta eliminuar.
Claudia punonte si modele në klubin e bandës kriminale dhe ishte e martuar me trafikantin e drogës “El Chavo Felix”, me të cilin ka 3 fëmijë.
Vajza gjithmonë e ka mohuar përfshirjen me bandat e drogës në Meksikë.
Bashkëshorti i saj Felixi u bë udhëheqësi i grupit "Antraks" dhe ndiqte urdhërat e drejtuesit të "Cartelit Sinaloa Ismael El Mayo Zambada" për të realizuar vrasje të ndryshme.
Prokurori Juan Jose Rios Estavillo tha se alkool dhe substanca të tjera u gjetën në trupin e Ochoa Felix, por priten rezultatet e autopsisë për të mësuar më shumë.