Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar
Materialet, eurot e vjedhura dhe pajisjet që përdoreshin
Itali- Detaje të reja nga goditja e një bande “skifterësh” shqiptarë në Modena, e cila akuzohet për të paktën 19 bastisje të kryera në harkun kohor të 8 ditëve.
Autoritetet policore njoftuan se nga hetimet e deritanishme dhe bilanci i kryer, rezulton se vlera e sendeve dhe parave të vjedhura në total shkon në 400 mijë euro, një shifër rekord kjo e përkthyer ndryshe me një mesatare 50 mijë euro në ditë.
Në pranga kanë rënë dy prej shqiptarëve, 37 dhe 40 vjeç, teksa po kërkohen edhe persona të tjerë të përfshirë në grup. Të dyshuarit vepronin në zonën e Modenës, Reggio Emilia dhe Bolonja. Njëri prej shqiptarëve ishte i skeduar për precedentët e tij penalë të mëparshëm.
Bastisjet janë kryer nga 29 tetori deri në 5 Nëntor, kurse operacioni u finalizua më 26 Nëntor, pas ankesave të shumta të qytetarëve. Grupi përdorte pajisje të ndryshme për të hapur dyer dhe dritare.
Shqiptarët kishin një strategji të cilës i rrinin strikte, teksa vepronin mes orës 17:00-22:00, duke përdorur makinë. Një pjesë e pasurisë së gjetur do u kthehet pronarëve, shkruan media italiane.
Njëri nga dy të dyshuarit, në momentin e arrestimit, u konstatua se ishte i paligjshëm në territor dhe gjithashtu ishte i dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën e plagosjes.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
69%
-
Mirëqënia
20.2%
Vota total: 1184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Arrestohet ish-ministri, shkeli vendimin e gjykatës për punë të detyruar në shërbim të komunitetit
1 Janar, 08:36
-
Kampi i emigrantëve në Gjadër/ Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit: Vlerësimi i vendeve të sigurta i takon qeverisë italiane
30 Dhjetor 2024, 16:23
-
‘Kalim i sigurt drejt Anglisë’, media britanike: Reklamat e trafikantëve shqiptarë në TikTok, ofrojnë paketa gjithëpërfshirëse
30 Dhjetor 2024, 12:22
-
Itali/ Ishte dëbuar më 2023 si klandestin, 40-vjeçari shqiptar arrestohet për herë të dytë!
29 Dhjetor 2024, 22:21
-
Egjipt/ Peshkaqeni vret një turist italian 48-vjeçar nga Roma dhe plagos një tjetër
29 Dhjetor 2024, 17:08
-
Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 15:59
-
Itali/ Grabitja 300 mijë euro e argjendarisë në mes të Firences nga banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, arrestohet kreu i grupit! Në kërkim 3 të tjerët
29 Dhjetor 2024, 15:39
-
Italianët kundër Musk, 23.6% e përdoruesve të ‘X’ braktisin platformën! ‘Rritet’ Zuckerberg
28 Dhjetor 2024, 19:53
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
The Economist: Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?
28 Dhjetor 2024, 09:42
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor 2024, 18:41
-
Gazetarja italiane arrestohet në Teheran
27 Dhjetor 2024, 15:38