Elita Rudi dhe reperi i njohur Gjiko janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshja e njohur janë prej dy vitesh në një lidhje zyrtare. Para pak kohësh reperi i propozoi për martesë moderatores dhe ajo e pranoi.
Burime pranë ‘Indeksonline’ kanë treguar se moderatorja Elita Rudi është në pritje të fëmijës së parë. Madje është mësuar se ka mbetur shumë pak javë nga dasma e tyre madhështore.
Burimet kanë treguar gjithashtu se moderatorja nuk është ndjerë mirë kohët e fundit dhe kjo e ka penguar atë që të realizojë disa nga emisionet e saj.
(Momenti kur Gjiko i propozon Elitës)
Komento