VIDEO/ Tifozi i Romës gjen mënyrën e veçantë për t'i propozuar për martesë të dashurës, Mourinho ‘dëshmitar’

Një tifoz i ekipit të Romës ka gjetur një mënyrë të veçantë për ‘i propozuar për martesë të dashurës së tij, ku “dëshmitar” ishte trajneri i ekipit, Jose Mourinho.

Mourinho dukej i hutuar, por shumë shpejt e kuptoi se çfarë po ndodhte pasi fansi mori dorën e partneres së tij dhe i shprehu dashurinë e tij për të.

Fansi u ul në një gju për t'i kërkuar dorën për martesë të dashurës së tij, dhe ajo me lot u përgjigj po. Kjo shkaktoi duartrokitje nga të gjithë të pranishmit, dhe nga Murinho. As e dashura dhe as trajneri nuk ishin në dijeni të surprizës.

Shumë tifozë të futbollit në rrjetet sociale e panë reagimin e Mourinhos si tepër gazmor, veçanërisht për pamjen e tij të hutuar.

"Jose duke qëndruar atje sikur të ishte një lloj prifti”, shkruan një prej komentuesve.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë