Prej kohësh përflitet që moderatorja e njohur po kalon një krizë të rëndë ekonomike. Katie Price tha se sot nuk mund është në gjendje as për të paguar gjobën e makinës.
40-vjeçarja ka mbajtur makinë pa siguracione dhe e ka përdorur disa herë derisa u ndalua nga policia rrugore për tejkalim shpejtësie. Price u gjobit me një shumë prej 1.300 paund dhe nuk mund të drejtojë makinën për 3 muaj.
Ndërkohë muajin e ardhshëm do ketë një seancë gjyqësore për akuzën e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. “Daily mail” shkruan se Katie po mundohet të mos përfudnojë në varfëri dhe për këtë arsye ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj 2 milionë dollarëshe. Moderatorja ka edhe shumë borxhe për të shlyer.