Moderatorja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Brunilda Lahe

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja me anë të një postimi në Instagram.

Ajo ka shkruar se fëmija erdhi para kohe në jetë dhe nuk ishte siç e kishte menduar, pasi ajo kishte menduar një ditë dhe orë të caktuar.

Gjithashtu ka treguar se kishte menduar shumë emra për vogëlushen, por ka zgjedhur t’i vendosë emrin Hana, sepse  ky emër ka një kuptim të veçantë.

Vogëlushja nuk ka pritur që të bëhet pjesë e kësaj jete.

Ajo është bazuar në shndërrimin e hënës, natën kur lindi vajza.

“Jam bere nene! Faleminderit Zot per kete bekim! Mesa duket kam sjelle ne jete nje vajze qe do te behet nje grua me karakter te forte e ide te qarta. Une dhe babi i bebushes me gjinekologen kishim planifikuar, tjeter ore, tjeter date, tjeter shenje horoskopi.

Kisha nje liste me emra ku secili mund te ishte i duhuri. Vetem kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgje nga keto. Zgjodhi diten e saj te lindjes: e hene. Oren e saj: mbremje, ku nje gjysmehene mistike, magjepsese shnderiste.

 Keshtu ishte vete ajo qe zgjodhi edhe emrin e saj: HANA Kuptimi i ketij emri ne vende te ndryshme te botes sikur eshte enkas per te: Hir i Zotit, e para, e lulezuar, lumturi… Mire se erdhe mes nesh #HANAMETA mami dhe babi mezi po te prisnin te kapnin doren tende per te mos e leshuar me asnjehere.
Fale ekipit  une dhe HANA jemi shume mire. Faleminderit me zemer te gjitheve qe asistuat ne lindjen time! Dr. per gjithe profesionalizmin, sigurine, qetesine gjate gjithe ketyre muajve mirenjohja dhe vleresimet qe do te te bej nuk do te jene asnjehere te mjaftueshme. Ju faleminderit te gjitheve ju qe e keni bere te bukur kete rrugetim timin me fjale te bukura e gjeste te kujdesshme. Faleminderit per cdo urim paraprakisht! Si nje mama e re jam e mirekuptuar besoj nese nuk u pergjigjem dot ne kohe secilit”
, ka shkruar  Brunilda në postimin e saj.

Postimi i Brunildës

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë