Moderatorja shqiptare: Kam abortuar foshnjën! Partneri e donte, por se pyeta fare...

Moderatorja shqiptare: Kam abortuar foshnjën! Partneri e donte, por se pyeta fare...

Moderatorja Roza Lati ka zbuluar se ka abortuar një fëmijë me ish-partnerin e saj.

Ajo ka treguar se disa vite më parë ka abortuar foshnjën pa dëshirën e ish-partnerit.

“Ai më tha çfarë karroce do të marrim. Po, as se pyeta fare! Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, u shpreh Roza Lati.

Mes lotësh prezantuesja u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndësa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushta.

A e din Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës.

Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu

Po ai a e dinte?

Roza: Po

Ishe me të kur e more vesh?

Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri

Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim

Ai ishte dakord?

Roza: Po as se pyeta fare

Uaa!

Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pas Koloseut, Katz poston Kullën Eifel: Stop Iranit para se të jetë shumë vonë

Pas Koloseut, Katz poston Kullën Eifel: Stop Iranit para se të jetë shumë vonë