VLORË- Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të jetë e përfshirë nga flakët.
Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh në formë reje është përhapur në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se flaka ka vijuar për gjatë gjithë natës, por megjithëse mjetet e bashkisë kanë qenë prezentë, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Sot në ndihmë të zjarrfikësve, pritet që të mbërrijnë forca ushtarake për të ndërhyrë me mjetet e tyre për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Dyshohet se zjarrvënie është e qëllimshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)