Modifikoi makinën si ambulancë për të transportuar emigrantë, arrestohet një person në Pogradec. Një tjetër 'taksist' kapet në Gramsh

Modifikoi makinën si ambulancë për të transportuar emigrantë, arrestohet një person në Pogradec. Një tjetër 'taksist' kapet në Gramsh

Një 31-vjeçar është arrestuar ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se do të transportonin me një makinë të modifikuar si Ambulancë, emigrantë të paligjshëm. Në pranga u vu R. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt") si dhe u shpall në kërkim D. O., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Policia njofton se këta dy persona ishin përgatitur që të transportonin emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës, por njëri prej tyre është kapur në aksin Devoll-Pogradec. Policia i ka bërë shenjë për të ndaluar R. Ll i cili udhëtonte me një makinë tip "Volkswagen" (në pronësi të D. O., të cilin e kishin loguar si ambulancë, me qëllim shmangien e kontrollit të policisë), por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur më pas fshatin Petrushë, Pogradec. Sipas policisë ata iu kishin premtuar emigrantëve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.

Ndërkohë në Gramsh është arrestuar një tjetër person për trafikim emigrantësh. Ai është F. M., 44 vjeç, banues në Durrës dhe në unazën e qytetit të Gramshit u kap duke transportuar me makinën e tij, 9  sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

Ky person po i transportonte emigrantët kundrejt fitimit që varionte 440-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë