Mesfushori kroat Luka Modriç, ishte pranë fitores për Kupën e Botës. Dhe pse i zhgënjyer nga humbja e Krocisë përballë një France dominuese, Modriç u shpall lojtari më i mirë i Botërorit, duke fituar “Topin e Artë” të këtij Botërori.
Luka Modric, 'Topi i artë'
Mesfushori Modriç dha një kontribut të jashtëzakonshëm, bëri liderin në fushë dhe ishte i kudondodhur. Kurse golashënuesi më i mirë i këtij Botërori u shpall Harry Kane. Ndërsa francezi Kylian Mbappe, autori i 4 golave në këtë Kupë Bote, u shpall lojtari më i ri më i mirë i Kupës së Botës
Kylian Mbappe, i riu më i mirë
Harry Kane, golashënuesi më i mirë
Ndërkohë falë paraqitjes së tij mbresëlënëse sidomos në çerekfinalen ndaj Brazilit Thibaut Courtois numri 1 i Belgjikës është fitoi çmimin e portierit më të mirë të Botërorit. Spanja edhe pse zhgënjeu në këtë Kupë Bote fitoi çmimin e skuadrës "Fair Play".
Thibaut Courtois, 'Doreza e artë'
Spanja, ekipi më i ndershëm i kampionatit
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes në finale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.
Përfaqësuesja ballkanike pësoi me rezultat 4-2 nga Franca dhe Les Bleus e ngritën Kupën e Botës.
Trajneri Daliç e ka uruar Francën për titullin e fituar. Daliç gjithashtu u shpreh krenar për skuadrën e tij.
Unë e uroj Francën për titullin e tyre. Ne luajtëm mirë në 20 minutat e para, ne e kontrolluam ndeshje. Pastaj erdhi një autogol nga ndërprejra. Ne u kthyem përsëri, dominuam dhe pastaj u akordua penalltia. Unë duhet të përgëzoj lojtarët e mi, ishte ndoshta loja më e mirë në këtë kampionat, ne e kontrolluam ndeshjen por pësuam. Kundër një ekipi të fortë si Franca, ju nuk duhet të gaboni. Ne jemi paksa të pikëlluar, por gjithashtu duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë.
Zlatko Daliç, trajneri kroat