Presidenti i Serbisë, Vuçiç ka zhvilluar një takim me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Mogerini. Në qendër të bisedës ka qenë procesi i integrimit, që kalon nga marrëdhëniet me Kosovën.

Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë më të rëndësishmet për Serbinë dhe Bashkimin Evropian. Dialogu Beograd-Prishtinë do të vazhdojë nën patronazhin e BE-së qoftë në Bruksel apo diku tjetër. Kapitulli i 35 nuk do të mbyllet pa u normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Është një detyrë e rëndë, kjo është arsye pse gjithë populli ynë duhet të përfshihet në një dialog të brendshëm” ka thënë Vuçiç. Njohja e Kosovës mbetet kusht për Serbinë për integrimin në BE.

dy.b/shqiptarja.com