Mogherini: E ardhmja e Kosovës
dhe Serbisë në BE varet nga dialogu

Mogherini: E ardhmja e Kosovës<br />dhe Serbisë në BE varet nga dialogu
Liderët në Kosovë dhe në Serbi e dinë shumë mirë që e ardhmja e shteteve të tyre, e ardhmja e integrimit evropian, është e lidhur jo vetëm me dialogun, por edhe me implementimin e marrëveshjeve. Kështu ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në një prononcim për gazetën “Zëri” në Dubrovnik.
 
Nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet në mes tyre.
 
Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të sjellë rezultate të ndritura, “e ndoshta” edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.
 
Të paktën kështu ka lënë të kuptohet, nga deklarata e saj, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
 
Dialogu, çelësi për Kosovën e Serbinë drejt BE-së
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varet shumë nga dialogu mes tyre, por edhe zbatimi i marrëveshjeve të cilat kanë arritur.
 
“Unë kam parë në këto dy vjet sa kam punuar nga afër me dy liderët një përkushtim të fortë, një angazhim të madh, hapa të rëndësishëm përpara dhe ata e dinë, të gjithë, shumë mirë që e ardhmja e shteteve të tyre, e ardhmja e integrimit evropian, është e lidhur jo vetëm me dialogun, por edhe me implementimin e marrëveshjeve”, ka thënë Mogherini.
 
Në këtë drejtim, duke parë rëndësinë e dialogut për të cilin janë të vetëdijshëm edhe Kosova, edhe Serbia, ajo ka thënë se pret rezultate të ndritura. “Unë mendoj se ekziston një e ardhme e ndritur rreth dialogut, por edhe rezultatet që do të dalin nga ky dialog”, ka thënë ajo.
 
Madje Mogherini ka thënë se pret që dialogu të fillojë shumë shpejt tani pas përfundimit të zgjedhjeve në dy shtetet, e në këtë kontekst edhe rezultate të shpejta. “Tani do të takohem me presidentët, Vuçiç dhe Thaçi, do të diskutojmë për dialogun, implementimin e marrëveshjeve dhe të ardhmen e dialogut në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtij muaji.
 
Zgjedhjet në të dy shtetet i kemi respektuar, mirëpo tani pres zhvillime të shpejta në këtë proces”, ka thënë ajo.
 
Në fund, ajo ka thënë se shtetet e BE-së kanë shprehur përkushtimin e tyre në procesin e zgjerimit dhe anëtarësimi i shteteve të reja në BE nuk është çështje “nëse”, por “kur” kjo do të ndodhë.
 
“Siç kam thënë shpesh, e ardhmja e BE-së është e sigurt. Nuk do të ketë zhbërje pas largimit të Britanisë së madhe, pasi të tjera shtete do t’i bashkohen BE-së dhe kjo nuk është më çështje “nëse”, por “kur” kjo do të ndodhë.
 
Ne po shohim partnerë të përkushtuar në këtë rajon për t’u bërë pjesë e BE-së. Kam qenë jashtëzakonisht e lumtur kur kam parë përkushtimin dhe premtimin e të gjitha shteteve të bashkimit evropian në mbledhjen e fundit të këshillit evropian rreth kampanjës së zgjerimit dhe vazhdimin e këtij procesi. E kam parë si fitore politike të këtij rajoni në drejtim të Evropës”, ka përfunduar ajo.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë