Shefja për Politikat e Jashme me BE-në, Frederica Mogherini e nisi fjalën e saj në takimin përmbyllës të Samitit të Vienës me lajmin e gëzueshëm të së martës ku dy kryeministrat, ai serb Vuçi dhe ai i Kosovës Mustafa firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit në energji dhe telekomunikacion.
 
Mogherini tha se ata u treguan të guximshëm dhe treguan lidership dhe kurajo.
 
“Jam e kënaqur që vij në Vien dhe sjell këtu lajmin e mirë, firmosja e marveshjeve të Vuçiç me Mustafën të martën. Ata ishin të guiximshëm duke treguar lidership dhe kurajo. Ata punuan për vendisjen e përbashkët të energjisë dhe telekomunikacionit. Vendosën një shembull për të gjithë rajonin për bashkëpunimin që ka nevojë ballkani Perëndimorë.Të gjithë pjesmarrësit sot e kuptuan punën e madhe që kanë bërë të dy këto palë dhe është shumë e rëndësishmë që e  solla sot sepse nuk ndodh shpesh të kemi lajme të tilla të mira”, - Mogherini .
 
Më tej, ajo tha se sfidat e të gjitha vendeve të ballkanit është me interes të përbashkët për të gjitha këto vende.
 
“Është e rëndësishme për të gjitha vendet për të kuptuar se sa e rëndësishme është marrdhënia midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit. Është e qartë për BE-në që të bëjmë që integrimi i Ballkanit dhe i Evropës të bëhet i plotë , sepse kjo është shumë e rëndësishmë veçanërisht për të rinjtë. BE ka një pjesë të përgjegjësisë dhe do të jemi koherent për të ofruar hapa konkret në këtë rrugë. Është në interes të përbashkët sepse kemi sfida të përbashkëta”, - tha Mogherini .

Vijon..... 

Redaksia Online
(b.b/ Shqiptarja.com)