/ATSH-AFP/ - Marrëveshja për paqe në Ukrainë, arritur të enjten, është një hap në rrugën e duhur, por ende një zgjidhje përfundimtare, sipas shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini, e cila hodhi poshtë çdo zgjidhje ushtarake në një intervistë të publikuar sot në Spanjë.
Marrëveshja e quajtur "Minsk 2", nënshkruar të enjten mes Kievit dhe rebelëve pas një maratone diplomatike ku morën pjesë drejtuesit rus, ukrainas, francez dhe kancelarja gjermane përbën një mundësi të mirë për të shmangur vdekjet dhe për të respektuar ligjet", konfirmoi shefja e diplomacisë evropiane në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle "El Pais".
Pyetur për skepticizmin e disa drejtuesve evropianë përballë kësaj marrëveshjeje ajo preferoi të fliste për maturi.
"Kjo është arsyeja që ne mendojmë se është një hap i mirë, por që nuk ofron zgjidhje për problemin, sepse çelësi kalon nga respektimi i armëpushimit dhe aplikimi i pjesë tjetër të marrëveshjes", shtoi ajo.
Nëse situata përkeqësohet, ne do të studiojmë mundësinë për të riforcuar sanksionet", theksoi shefja e diplomacisë evropiane duke e vënë theksin te bashkimi i BE-së për këtë çështje.
"Ndaj mendimin me shumë drejtues që janë shprehur se kjo krizë nuk mund të zgjidhet ushtarakisht. Të dërgosh armë nuk do të ndihmonte për asgjë. Ukrainasit e dinë mirë këtë", shtoi ajo.