Mogherini-Rama: Bojkoti i PD 
bllokon Vettingun e integrimin

Mogherini-Rama: Bojkoti i PD <br />bllokon Vettingun e integrimin
Shefja e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, përcolli mesazhe të forta nga Tirana gjatë vizitës që zhvilloi këtë të shtunë, sa i takon reformës në drejtësi, zbatimit të Vettingut dhe bojkotit të Kuvendit nga Partia Demokratike. 

"Debati dhe betejat të zhvillohen brenda Kuvendit, jo jashtë tij", ishte mesazhi i Mogherinit për opozitën. E cila përsëriti në përfundim të vizitës, gjatë konferencës së përbashkët me shtyp me kryeministrin Edi Rama, se bllokimi i Vettingut sjell edhe ndalimin e procesit të integrimit në BE. 

Takimin e parë në Tiranë Mogherin e pati me Presidentin Bujar Nishani, takim i cili zgjati rreth 40 minuta. Në fokus të tij ka qenë Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i ligjit të Vettingut, si kushti bazë i Brukselit për çeljen e negociatave të anëtarësimit. 

Pas Nishanit, Mogherini takoi ministrin e Jashtëm Bushati si dhe zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Tiranës. 

Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i saj ishte kryefjalë e takimit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me Mogherinin. Kreu i Kuvendit ka theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në përputhje me Kushtetutën. 

Situata politike në vend ka qenë në fokus të takimit të Mogherinit me Lulzim Bashën. Takimi i zhvilluar në "Rogner" zgjati rreth 20 minuta dhe në përfundim të këtij takimi Basha u shpreh për mediat se PD nuk tërhiqet nga kushti për qeveri teknike. 

Ai tha se palët politike duhet të shkojnë drejt një pakti kombëtar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

"Pakt kombëtar për ta kryer këtë operacion me qeveri teknike që t'i japë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo rrugë tjetër e çon vendin në humnerë, duke dëmtuar palcërisht vendin", u shpreh Basha.  

Në përmbyllje të axhendës së vizitës në Shqipëri, zyrtarja e BE takoi kryeministrin Edi Rama, të cilët patën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp përpara mediave. 

"Ne jemi gati, të çelim negociatat kur Vettingu të fillojë. E keni radhën ju, ne jemi të gatshëm ta shikojmë, të shohim ritimin e kësaj reforme.
 
Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokim i krijimit të komisioneve të Vettingut dhe kjo ndal procesin e integrimit në BE. Vendi juaj ka mundësinë e vërtetë që të ecë përpara në rrugën drejt BE"
, u shpreh Mogherini. 

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria do vijojë reformat me synim afrimin e perspektivës europiane të vendit. 

Në këtë moment kur vendoset fati negociatave me BE, duke nisur procesin e zbatimit të reformës në drejtësi, me zbatimin e ligjit të vettingut. Për këtë arsye kjo vizitë është më e rëndësishme se në ditë të zakonshme, ku padyshim është e rëndësishme prania e partnerëve tanë strategjike.

Ne patëm një bashkëbisedim miqësor, të ngrohtë dhe konkret. Jemi dakord që puna me 5 prioritetet kyçe duhet të vazhdojnë intensivisht, pasi ato janë prioritete që do të na shoqërojnë edhe përtej hapjes së negociatave.

Ky bashkëpunim do të tregojë se Shqipëria është gati për të negociuar anëtarësimin.

Padyshim që prekëm edhe çështje të natyrës rajonale, por për to do të vijojmë të diskutojmë edhe në darkën e përbashkët të punës”
, tha kryeministri Edi Rama. 

Mogherini rikthehet në Shqipëri ekzaktësisht pas një viti dhe sërish për negociuar rikthimin e dialogut politik mes palëve. Në 3-4 mars të një viti më parë ajo ishte në Tiranë ku i bëri thirrje opozitës dhe maxhorancës të gjejnë konsensusin për Reformën në Drejtësi.

Konferenca e plotë për shtyp e Ramës dhe Mogherinit

Vizita e Federica Mogherinit në Tiranë

Ora 21:05 Mogherini-Rama: Bojkoti i PD bllokon Vettingun e integrimin
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka përsëritur se bojkoti i Kuvendit sjell bllokimin e Vettingut dhe për pasojë stopimin e integrimit në BE.
 
Ajo u shpreh se Brukseli është gati të rekomandojë çeljen e negociatave kur të nisë zbatimi i ligjit të Vettingut.
 
"Ne jemi gati, të çelim negociatat kur Vettingu të fillojë. E keni radhën ju, ne jemi të gatshëm ta shikojmë, të shohim ritimin e kësaj reforme.
 
Jam takuar me kryetarin e Kuvendit, grupeve parlamentare, me opozitën dhe kam qenë e qartë se ata që po përpiqen të vonojnë reformat, do rrezikojnë integrimin në BE. Qytetarët e Shqipërisë duan që vendi të bëhet pjesë e BE.
 
Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokim i krijimit të kom të Vettingut dhe kjo ndal procesin e integrimit në BE. Vendi juaj ka mundësinë e vërtetë që të ecë përpara në rrugën drejt BE.
 
E di që ka pasur sinjale sot për një hapësirë sa i takon dialogut",
u shpreh Mogherini.  

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria do vijojë reformat me synim afrimin e perspektivës europiane të vendit. 

Sakaq, kryeministri Rama në fjalën e tij tha se vendi ynë do të vijojë me reformat dhe zbatimin e prioriteteve kyçe për integrimin e vendit.

Në këtë moment kur vendoset fati negociatave me BE, duke nisur procesin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, me rëndësi mbetet zbatimi i ligjit të vettingut. Për këtë arsye kjo vizitë është më e rëndësishme se në ditë të zakonshme, ku padyshim është e rëndësishme prania e partnerëve tanë strategjike. 

Ne patëm një bashkëbisedim miqësor, të ngrohtë dhe konkret. Jemi dakord që puna me 5 prioritetet kyçe duhet të vazhdojnë intensivisht, pasi ato janë prioritete që do të na shoqërojnë edhe përtej hapjes së negociatave.

Ky bashkëpunim do të tregojë se Shqipëria është gati për të negociiuar anëtarësimin.

Padyshim që prekëm edhe çështje të natyrës rajonale, por për to do të vijojmë të diskutojmë edhe në darkën e përbashkët të punës”
, tha kryeministri Edi Rama.



Ora 20:40 Basha-Mogherini, takim 20 minuta në "Rogner"
Ka përfunduar takimi mes shefes së BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha. 

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta në ambientet e hotel "Rogner".

Takimi nisi në orën 20:20 minuta dhe përfundoi ekzaktësisht në orën 20:40 minuta. 

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh gjatë prononcimit për mediat se opozita nuk tërhiqet nga kushti për qeveri teknike. Basha foli për një pakt kombëtar çka sipas tij do bënte të mundur garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 





basha

Ora 20:20 Mogherini takon kreun e PD, Basha
Federica Mogherini, pas takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, i është drejtuar Hotel Rognerit ku do të takohet me kryetarin e PD, Lulzim Basha. 

foto rogner

Ora 19: 30 Meta-Mogherini: Zbatim pa vonesa "drejtësisë"
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim dhe në veçanti për asistencën e dhënë në kuadër të reformave kyçe. 

Në këtë drejtim u theksua rëndësia e avancimit pa vonesa me zbatimin e reformimit të sistemit të drejtësisë në frymën e bashkëpunimit politik e institucional dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së miratuar me konsensus.

Kreu i Kuvendit theksoi se "një reformë e bazuar në kushtetutë e rrit besueshmërinë e procesit dhe e përshpejton zbatimin më cilësor të saj" me qëllim që Shqipëria të ketë mundësi t’a luftojë më mirë korrupsionin, krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe për të krijuar një klime më të favorshme për investimet e huaja. 

Gjatë takimit, Meta dhe Mogherini diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen e përbashkët se një Shqipëri e stabilizuar dhe konstruktive i shërben më mirë stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ora 19:10 Kreu i Kuvendit Meta pret shefen e BE për politikën e Jashtme
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim Shefen e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. 



Ora 18:50 Mogherini takime me grupet parlamentare
Federica Mogherini takoi në Kryesinë e Kuvendit përfaqësues të grupeve parlamentare. 

Në këtë takim morën pjesë krerët e grupeve parlamentare të PD dhe PS, Edi Paloka dhe Gramoz Ruçi si dhe deputetët Agron Duka, Valentina Leskaj, Mesila Doda, Majlinda Bregu, Edmond Spaho, Kejdi Mehmetaj dhe Arta Dade. 



Ora 18: 40 Presidenca: Çfarë diskutuan Nishani e Mogherini
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua sot me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv. Presidente e Komisonit Evropian, zonjën Federica Mogherini.
 
Presidenti Nishani i përcolli zonjës Mogherini vlerësimin për mbajtjen lart në agjendën e BE të Shqipërisë dhe rajonit, dhe falënderoi për angazhimin e madh të të gjitha institucioneve të BE për ecurinë e reformave në Shqipëri.
 
Kreu i Shtetit evidentoi se pas propozimit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe konkluzioneve të Këshillit, janë të qarta fushat prioritare në të cilat vendi duhet të bëjë përparim sa më parë.
 
Presidenti Nishani vuri në dukje se ndërkohë që reforma në drejtësi ka patur një zhvillim pozitiv në dy vitet e fundit, tashmë ka mbërritur në një etapë të rëndësishme që kërkon krijimin e mekanizmave legjitimë, të besueshëm dhe të shëndetshëm për zbatimin efikas të saj. Në këtë kontekst ai theksoi se është tejet e rëndësishme që ky proces të ecë vetëm mbi baza kushtetuese dhe ligjore, të shmanget politizimi i tij, dhe të inkurajohet gjithëpërfshirja, si garancitë e besueshmërisë tek qytetarët shqiptarë.
 
Kreu i Shtetit shtoi se reforma në drejtësi është e lidhur ngushtë edhe me reforma të tjera si ajo zgjedhore dhe dekriminalizimin e institucioneve dhe administratës publike, pasi të tria këto dimensione lidhen me perspektivën e Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë.
 
Duke u ndalur në zhvillimet e fundit në rajon, Presidenti Nishani garantoi se Shqipëria nuk ndërhyn në punët e brendshme të asnjë vendi tjetër, dhe se do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Ai shprehu shqetësimin e përdorimit të një gjuhe armiqësore ndaj shqiptarëve në Maqedoni për qëllime që lidhen me garën politike në vend. Presidenti theksoi se Platforma e partive shqiptare në Maqedoni është produkt i vetë këtyre partive, të cilin Shqipëria e mbështet duke e parë në frymën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke mbështetur gjithëherët bashkëjetesën si qytetarë të barabartë ndërmjet të gjitha etnive atje, ashtu sikurse ndjekim parimin marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

mogherini nishani

Ora 18:30 Mogherini: Bojkoti i PD, betejat zhvillohen në Kuvend
Debati dhe betejat të zhvillohen brenda Kuvendit, jo jashtë tij. Ky është mesazhi i shefes së BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për opozitën. 

Gjatë bashkëbisedimit me studentë të Universitetit të Tiranës, Mogherini u shpreh se "debati dhe betejat të zhvillohen brenda Kuvendit". 



Ora 18:15 Të rinjtë e PD pankarta kundër Mogherinit: Duam zgjedhje të lira

Teksa përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Mogherini  po zhvillonte një bashkëbisedim me studentët në Universitetin e Politeknikut, të rinjtë e FRPD në ambientet e jashtme kanë dalë me një pankartë në duar.
 
 “We wont free and fair election” – “Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme” ishte shkruar në pankartën e të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.  
 
Pikërisht kjo është një nga arsyet kryesore të protestës së opozitës përballë kryeministrisë. Të rinjtë e FRPD kanë shfrytëzuar takimin e Mogherini me studentët për të risjellë në vëmendje një nga arsyet e protestës së 18 shkurtit. 



Ora 18:00 Mogherini-studentëve: Ju jeni europianë! 
"Ju jeni europianë"! Kështu iu drejtua studentëve të Universitetit të Tiranës shefja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. 

Ajo tha se BE është e paplotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

"Sot më erdhi në mendje një slogan “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. E kuptoj shumë mirë çfarë do të thoshte kjo, dhe që ende ka. Për mua është mënyrë e qartë që Shqipëria është Europa, duhet të largojmë idenë që s’jeni europianë. Ju jeni rrugës për të hyrë në BE, por europianë jeni. Kultura, e tashmja dhe e ardhmja na bashkon. Rreth 500 shqiptarë kanë studiuar në Europë falë bursave ERASMUS.
 
“Shqipëria është Eruopë dhe duam që të jetë pjesë e BE-së”, ky është slogani që duhet të ndjekim. Bashkimi ynë nuk do jetë i plotë derisa të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së, jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni. Shqipëria është anëtare e NATO-s tashmë, është vend me përgjegjësi. Të rinjtë si puna juaj mund të kenë ëndrra të mëdha e pritshmëri të mëdha për vendin. Mesazhi im për ju nuk është që të bëni durim, por kërkojini udhëheqësve tuaj që të plotësojnë dëshirat tuaja. Punoni fort për ndryshimin se ju jeni pjesë e tij. Angazhimi dhe vullneti juaj. Ju jeni e tanishmja e vendit dhe keni përgjegjësi që duhet t’i merrni. Reforma në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm se e kërkon Europa, por se e kërkojnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Duhet ta zbatojnë këtë reformë me të njëjtën konsensus kur e miratuan. Një sistem i pavarur drejtësie do të luftojë krimin e korrupsionin, e do e bëjë vendin më tërheqës për investitorët e huaj. Tani ka ardhur koha që Shqipëria të marrë hapat e vet në rrugëtimin e BE, dhe atëherë ne do të jemi gati të hapim bisedimet”,
tha Mogherini.

Ora 17:10 Mogherini bashkëbisedim me studentet e UT
Pas takimit me Presidentin Nishani, Shefja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini mori pjesë në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Tiranës në ambientet e Politeknikut. 

Ora 16:30 Shefja e BE për politikën e jashtme takon Nishanin
Takimin e parë pas mbërritjes në Tiranë, Federica Mogherini e zhvilloi me presidentin Bujar Nishani. 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit