Gaza/ Mohammed Bin Salman: Duhet të zbatohet propozimi i zgjidhjes me dy shtete

Gaza/ Mohammed Bin Salman: Duhet të zbatohet propozimi i zgjidhjes me dy shtete

1700582436_DRDRDR.JPG

 
Mohammed bin Salman

"Ne bëjmë thirrje për fillimin e një procesi serioz dhe global për zgjedhjen e çështjes palestineze dhe vendosjen e paqes në Gaza",- është shprehur princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman.

Po ashtu, gjatë fjalës ë tij në  në samitin e jashtëzakonshëm të vendeve të Brics, i cili u zhvillua përmes videokonferencës, Mohammed bin Salman kritikoi zhvendosjen e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës dhe bëri thirrje për ndalimin e eksporteve të armëve në Izrael.

"Pozicioni i Mbretërisë është konstant dhe i paëlundur. Nuk ka asnjë mënyrë për të arritur sigurinë dhe stabilitetin në Palestinë, përveçse nëpërmjet zbatimit të propozimeve nga ndërkombëtarët për zgjidhjen me dy shtete. De-përshkallëzimi është i nevojshëm,"- shtoi ai, duke u kërkuar vendeve të punojnë për të përmirësuar aksesin për ndihmën humanitare në Rripin e Gazës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izrael dhe Hamas në prag të një marrëveshje! Netanyahu: Vendim i vështirë por i drejtë, lufta do të vazhdojë pas armëpushimit


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Konfrontim fizik mes personave te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim!

Konfrontim fizik mes personave te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim!