E drejta e të dënuarve për të votuar është bërë objekt debati në Gjykatën Kushtetuese ku Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi shfuqizimin e tre neneve të ligjit të dekriminalizimit që i privon të dënuarit të votojnë.
Me qëndrime të kundërta, jursitët e Komitetit të Helsinkit të qeverisë dhe paralamentit janë përballur në Gjykatë duke argumentuar se më shumë se sa numri i të dënuarve që preket nga ky ligj vlen standarti moral që vendoset në procese zgjedhore.
Pëfaqësuesit e këtij Komiteti u shprehen se ky ligj është antikueshtetues pasi të drejtën për të votuar e heq vetëm Gjykata nëse një person dënohet dhe kufizimi i votës s’mund të bëhet nga zyra e gjendjes civile siç parashikon ky ligj.
Ndërsa juristët e parlamentit dhe qeverisë argumentuan se ligji është bërë me miratimin e partnerëve ndërkombëtar dhe kufizime të tilla sipas tyre aplikohen në 10 vende të Bashkimit Europian.
Por cfarë kushtëzon ky ligj dhe sa të dënuar preken?
Një shifër zyrtare nuk disponohej nga asnjë prej palëve në Gjykatë dhe pse trupa gjykuese e kërkoi disa herë.
ReportTv referuar statistikave të Drejtorisë së Burgjeve ka mësuar se numri total i të dënuarve me vendim të formës së prerë arrin deri në 2480 persona ndërsa ata që preken nga 89 veprat penale për efekt të dekriminalizimit është jo më shumë se 1200 shtetas të dënuar.
Ky ligj kufizon për herë të parë në 2 dekada, të dënuarit të votojnë në proceset e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, ndërsa pritet që më 7 Maj të zbatohet për herë të parë në zgjedhjet lokale të Kavajës nëse Kushtetuesja nuk do të shfuqizojë tre nenet e kërkuara nga Komiteti i Helsinkit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO