Fermerët e Dvoranit në Korçë po përballen me refuzimin e magazinimit të mollëve në subjektet figoriferike. Procesi i vjeljes ka filluar për varietetet që piqen më shpejt, por janë refuzuar nga këto subjekte në këtë fazë të vjeljes. Sipas tyre, arsyeja që vjen ky refuzim është vendosja e fashës për përdorim energjie mbi 800 kW, e cila prek edhe frigoriferët e frutave në zonë. Kultivuesit e mollëve janë të indinjuar për refuzimin e magazinimit të produktit të tyre. Ata deklarojnë se nëse do të humbasin produktin, do të presin edhe drurët frutorë.
"Edhe frigoriferët kanë çmim të lartë të energjisë, edhe ata nuk i marrin. Fusin vetëm mollën e tyre e mbajnë dhe e shesin dhe ne fshatarët mundohemi vetë me nga pesë arka, me nga dhjetë arka t’i dërgojmë në Korçë. Kanë hall se mos iu ngrihet korrenti. E duan korrentin sa më lirë që të mbledhin mollët. Tani do t’i presim drurët se nuk kemi leverdi. Korenti do të ngrihet. Të shumtët i lënë në frigoriferë, ai edhe ta blej edhe ta vërë në frigoriferë, me çmim më të lartë korenti, ku ta çoj?" - thanë kultivuesit.
Në të gjithë qarkun e Korçës janë 42 subjekte frigoriferike ku fermerët mund të ruajnë për një kohë nga 1 deri në 2 vjet mollën, për ta tregëtuar më pas. Drejtoria e Bujqësisë në Korçë bënë me dije se Ministria e Bujqësisë ka hapur aplikimet për suvencionim për panelet fotovoltaike në vlerat 50% - 70%, por ende nuk është shfaqur interes nga subjektet figoriferike.
Sa i përket refuzimit të magazinimit, burime pranë këtij institucioni konfirmojnë se nuk do të ketë probleme pas fillimit të vjeljes në nivel të gjerë, derisa janë marrë masa kontrolli të vazhdueshme. Çmimi i shtrenjtimit të energjisë, i cili do rëndojë mbi subjektet figoriferike për mbajtjen e mollëve, pritet të pasqyrohet tek vlera e produktit gjatë shitjes.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
45.8%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)
12 Janar, 19:36
-
Moti i keq/ Greqia ndalon kalimin e kamionëve e autobusëve nga Kapshtica! Lejohen vetëm makinat me goma dimërore
12 Janar, 19:15
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Në Kukës e Kurbin pezullohet mësimi në zonat e thella
12 Janar, 08:34
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51