Sot zyrtarizmi / Soreca: Shqipëria vendi i parë jashtë BE-së që nënshkruan me 'Frontex'

Sot pritet që të hyjë në fuqi marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbrojtjes të Kufijve Europian 'European Border' dhe 'Cost Guard' ose të njohura ndyrshe si 'Frontex'.
Kjo është hera e parë që agjenci Frontex nënshkruan marrëveshje me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Agjencia Kufitare dhe Rojet Bregdetare, e njohur edhe si Frontex, është një agjenci e Bashkimit Evropian me seli në Varshavë, Poloni, i ngarkuar me kontrollin kufitar të Zonës Evropiane Shengen, në koordinim me rojet kufitare dhe bregdetare të zonës së Shengenit.

Së fundmi në lidhje me këtë marrveshje ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili përgëzon Shqipërinë për këtë arritje.

"Marrëveshja midis Kufirit Evropian, 'Gardës Cost' Frontex  dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019. " shkruan Soreca.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 12 shkurt të vitit 2018, ku ministri i Brendshëm i athershëm, Fatmir Xhafaj bëri me Komisionerin për Migrimin dhe Punët e Brendshme në BE, Dimitris Avramopulos gjatë një vizite në Tiranë .

Gjithashtu në lidhje me këtë marrëveshje ka reaguar edhe Komisioneri për Migracionin, Terrorizmin, Çështjet e Brendshme dhe Krimit të Organizua, Dimitris Avrampoulos, i cili e konsideron këtë një gjë historike.

"Nesër marrëveshja e parë me një vend jashtë BE-së dhe Frontex mbi bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit bëhet funksionale: një moment historik! Shqipëria ka treguar përkushtim të madh dhe shpresoj se kjo do të hapë rrugën për një bashkëpunim më të madh me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor." shprehet ai.



/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja