Momente nga dasma e Macron:
E di që nuk jemi një çift normal/VD

Momente nga dasma e Macron:<br />E di që nuk jemi një çift normal/VD
Pas zgjedhjes se Emmanuel Macron si presidenti i Francës, marrëdhënia e tij me gruan, Brigitte Macron është rikthyer sërisht në qendër të vëmendjes.

Kjo për shkak të diferencës së madhe mes çiftit por edhe për shkak të historisë së tyre të dashurisë, "mësuesja lidhet më nxënësin e saj".

Së fundmi është publikuar një video nga dasma e çiftit presidencial. Data shënon 20 tetor të vitit 2007, kur çifti ka lidhur kurorë.

Ajo që vihej re, është fustani i nusërisë së Brigitte, e cila i nxirrte në pah këmbët e saj, duke u përpjekur që të duket paksa më e re.
 
Momenti më delikat është fjalimi që ka mbajtur Emmanuel Macron në ceremoninë e martesës ku i është drejtuar fëmijëve të partneres së saj.
 
"Ne të dy jemi shumë të lumtur që ju po na shoqëroni në këto ditë. Ju jeni dëshmitar të asaj që ne kemi përjetuar. Unë e di që nuk jemi një çift normal. Nuk jemi çift normal por ne ekzistojmë dhe kjo falë jush”,
tha Macron. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi