ITALI- Mesha e ditës së diel në sheshin "Shën Pjetri" ka nisur me vonesë, kjo sepse Papa Françesku ka mbetur i bllokuar për disa minuta në ashensor.
Përballë shqetësimit të shumë besimtarëve, Ati i Shenjtë e nisi meshën me një ndjesë, teksa pati edhe një kërkesë për të gjithë të pranishmit në shesh, një duartrokitje për skuadrën e zjarrfikësve që bën të mundur shpëtimin e tij.
Shkak për bllokimin e ashensorit ka qenë një luhatje tensioni.
“Dua t’ju kërkoj ndjesë që u vonova, por një defekt i papritur në ashensor më la brenda tij për 25 minuta. Ashensori u bllokua nga një luhatje tensioni, falë Zotit aty erdhën zjarrfikësit të cilët i falenderoj pa masë dhe defekti u rregullua. A mund të kem një duartrokitje për forcat zjarrfikëse", tha Papa.