Greqi/ Mjekët në lot përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua nga e ëma, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë në Gjermani

Greqi/ Mjekët në lot përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua nga e ëma, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë në Gjermani

Të pashpresë, të përlotur dhe me zemrën e thyer, kështu kanë qenë mjekët para trupit të 3-vjeçarit mëngjesin e sotëm (4 shkurt) spitalin në Pagni në Greqi

Në orët e para të mëngjesit ka përfunduar procesi i marrjes së organeve të vogëlushit, i cili një ditë më parë mësoi vdekje të trurit si pasojë e dhunës barbare të ushtruar nga nëna dhe partneri i saj.

Para se të fillonte procesi i heqjes së organeve të engjëllit tgë vogël, mjekët mbajtën një minutë heshtje në kujtim të vogëlushit që u humbi jetën padrejtësisht.

Zemra e të voglit do të shkojë në Gjermani për të shpëtuar jetën e një tjetër fëmije, ndërsa veshkat në Athinë.

Sipas mediave të huaja, dy ambulanca të shoqëruara nga makinat e patrullës së Policisë shkruan drejt aeroportit të Heraklionit, duke transportuar zemrën dhe veshkat e vogëlushit Angelos.

Zemra do të transferohet në një spital në Berlin, ndërsa veshkat janë marrë nga një ekip mjekësh në Athinë. Sipas informacioneve ata do të transferohen në Nekrologjinë e Hipokratit të Selanikut. 

“Një minutë heshtje” nga ekipet kirurgjikale, si një homazh i vogël për engjëllin e vogël, që u dha jetë bashkënjerëzve tanë të sëmurë. Falenderime të përzemërta për Administratën, ICU-në e Fëmijëve dhe gjithë stafin e Pa.GN. Heraklion, si dhe Prokurorinë e Shkallës së Parë Heraklion, për bashkëpunimin e shkëlqyer. Respekt i jashtëzakonshëm për gjyshen e vogëlushit për vendimin e saj për të dhuruar. “Shpresojmë që ky akt t’ia lehtësojë dhimbjen e patregueshme”, thuhet në një postim të Organizatës Helenike të Transplantit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

S’ndalen lëkundjet sizmike në ishullin Santorini, Shqiptari: S'kam ndërmend të largohem! E njëjta situatë dhe vite më parë

S’ndalen lëkundjet sizmike në ishullin Santorini, Shqiptari: S'kam ndërmend të largohem! E njëjta situatë dhe vite më parë