Momente shprese në Bejrut, një vajzë e vogël gjendet e gjallë nën rrënoja pas 24 orëve (VIDEO)

Një vajzë e vogël u gjet e gjallë në Bejrut pasi kaloi 24 orë nën rrënoja. Në kryeqytetin Liban është kaluar një mbrëmje e furishme në kërkimin e personave të zhdukur nën rrënojat e shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm. Përmes dritës së pishtarit, ekuipazhi i shpëtimit duket teksa po largon rrënojat nga koka e vajzës, e cila fatmirësisht u gjet e gjallë.

Ministri i Shëndetësisë raportoi se nga shpërthimi kanë vdekur të paktën 135 persona, megjithëse kjo shifër pritet të rritet, dhe 5,000 janë plagosur.

Të afërmit e njerëzve të zhdukur janë futur nëpër rrënoja për të kërkuar të dashurit e humbur. Mëngjesin e sotëm një burrë u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh. Ndërkohë, qytetarë të tjerë të dëshpëruar filluan kërkimet për të dashurit e tyre në internet dhe në spital, pasi dhjetëra njerëz u raportuan të zhdukur. Midis tyre ishin punëtorë në portin ku ndodhi shpërthimi dhe një zjarrfikës, që u dërgua të shuante flakët në momentin e parë të ndezjes së zjarrit, përpara se të ndodhte shpërthimi i madh.

Ndërkohë një infermiere u etiketua në rrjetet sociale si një hero, pasi shpëtoi tre foshnje të porsalindura nga një spital, që ishte copëtuar nga vala e fuqishme e shpërthimit.

 


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Bejrut/ Zbardhen letrat që porti i kishte dërguar qeverisë: Çfarë të bëjmë me nitrat amoniumin? Rruga që ndoqi anija dhe si përfundoi në Liban


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar