Seanca e sotme plenare në Kuvend, siç ndodh përherë përveç momenteve ‘serioze’, ka patur edhe disa çaste pikante. Fokusi ka qenë në ministrat socialistë, të cilët kanë gjetur kohën që të diskutojnë me njëri-tjetrin pavarësisht akuzave të opozitës.
Kështu një moment për t’u parë është diskutimi mes ministrave Niko Peleshi, Lindita Nikolla e Olta Xhaçka. Nga fotot, Xhaçka duket e përqëndruar në bisedën mes tyre.
Një tjetër shkrepje është dhe momenti kur ministri i Diasporës, Pandeli Majko, diskuton me ministrat Peleshi e Kumbaro. Pak ditë më parë, Majko u kthye si protagonist për çështjen e Teatrit Kombëtar. Nga fytyra e ministrit duket se tema e bisedës ka qenë goxha serioze.
Të fokusuar shfaqen e ministrat Bushati e Manastirliu.
Për më shumë ndiqni fotogalerinë e mëposhtme me çaste pikante nga Kuvendi: