Është publikuar momenti i tmerrshëm kur mbretëresha e bukurisë ekuadoriane Landy Parrega 23-vjeç, e cila u ekzekutua nga dy persona teksa ishte në një restorant, të dielën (28 prill).
Dyshohet se emri i saj është përdorur në disa biseda chati nga trafikantët e drogës.
Videoja e vrasjes e modeles e regjistruar nga kamera e sigurisë tregon çastin kur dy persona të armatosur sapo hyjnë brenda filluan të qëllonin drejt 23-vjeçares, e cila po qëndronte në këmbë me partnerin e saj.

Autori i parë i maskuar qëlloi drejt Parragës dhe partnerit dhe ajo ra e vdekur në tokë, kurse autori tjetër shihet se qëndron roje te dera e restorantit.
Ndërsa më pas ata largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia po merret me zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.
Xh.K/Shqiptarja.com
Komente

