Momenti i ekzekutimit të biznesmenit grek që kthehej nga Mykonos! Autori me motor dhe gjakftohtë, në të zeza dhe shkrepi 2 pistoleta (FOTO+VIDEO)

Greqi- Më shumë se një muaj nga atentati i bujshëm në Greqi, kur u ekzekutua në gjakftohtësi biznesmeni dhe topografi 54-vjeçar, Panagiotis Stathis, në makinën e tij në Neo Psychiko, publikohen edhe momentet e krimit mafioz.

Ngjarja ndodhi më 2 korrik 2024 dhe deri tani ka një autor të arrestuar. Media greke publikoi pamje nga sulmi vdekjeprurës, ku dallohet autori i veshur me rroba të zeza dhe një skafandër të bardhë, duke ndaluar motorin pikërisht pranë mjetit të viktimës dhe më pas e qëllon me armë.

Momenti i vrasjes së biznesmenit grek

Pas kryerjes së atentatit fatal, ai largohet nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar i dyshuar, ndërsa po hetohen edhe persona të cilët ai i ka takuar për biznes në Mykonos, apo që ka pasur konflikte dhe konkurrencë.

Një tjetër kënd i filmuar i momentit të vrasjes

Vrasësi gjakftohtë raportohet se është shtetas grek, i njohur për autoritetet në shtetin fqinj. Sipas “Protothema.gr”, autori i dyshuar i krimit është identifikuar pas analizës së celularit të 54-vjeçarit që mbeti viktimë. Ai ishte i veshur me të zeza, mbante doreza gjatë gjithë kohës, si edhe dy pistoleta 9 mm, për t’u siguruar se do të ishte gati edhe nëse njëra prej tyre bllokohej. Vrasësi ishte plotësisht i organizuar dhe krejtësisht i ftohtë. Gjithashtu ishte në dijeni të itinerarit të viktimës, orarit të lëvizjes së 54-vjeçarit, ndërsa një ditë para krimit ndodhej në vendngjarje duke mbikëqyrur zonën.

Sipas pamjeve, pa zbritur nga motoçikleta, i ka drejtuar armën me njërën dorë, duke e zbrazur në trupin e tij dhe më pas ka nxjerrë të dytën, duke e qëlluar edhe katër herë të tjera.

Biznesmeni grek dhe makina ku u vra

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?