Momenti i frikshëm, goma e shkëputur nga makina godet për vdekje motoçiklistin/VD

Momenti i frikshëm, goma e shkëputur nga makina godet për vdekje motoçiklistin/VD

Moment nga aksidenti i ndodhur në Brazil

Një motoçiklist ka humbur jetën teksa është goditur nga goma e një makine në lëvizje. Video tregon se si goma është shkëputur nga makina në lëvizje dhe ka goditur në kokë drejtuesin e motorit duke e lënë të vdekur në vend.

Kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga një motoçiklist tjetër që po lëvizte prapa viktimës, dhe që kishte të vendosur një kamerë në kaskë.

Incidenti ka ndodhur në një autostradë afër kryeqytetit të Brazilit.

Jorge Ademir që ka filmuar skenën e frikshme ka deklaruar se nuk kishte pasur kohë të reagojë, pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Ai përfundoi në asfalt dhe unë mezi arrita të ndal  motoçikletën. Në fillim nuk e kuptova se çfarë ndodhi, por më pas u binda se ishte rrota e makinës ajo që i’a mori jetën motoçiklsitit.

Jorge Ademir, personi që filmoi aksidentin e rëndë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Milano/ Shqiptari tenton të mbysë gruan, ia këput veshin me dhëmbë

Milano/ Shqiptari tenton të mbysë gruan, ia këput veshin me dhëmbë