Në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku thuhet se është momenti kur është hedhur në erë diga Nova Kakhovka. Nëse kjo pamje është e vërtetë, përgënjeshtron pretendimet se nuk ka pasur shpërthim.

Mendohet se rusët kanë hedhur në erë digën për të ngadalësuar kundërsulmin e Ukrainës

Kryetari i rajonit të Khersonit, Oleksandr Prokudin akuzoi Rusinë për kryerjen e "një akti tjetër terrori".

Në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale, ai paralajmëron se niveli i ujit në lumin Dnipro do të jenë "kritike" brenda pesë orëve. Evakuimi i banorëve ka filluar ndërsa u është bërë thirrje banorëve në bregun tjetër tashmë nën kontrollin rus të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shkatërrohet diga afër Kherson, përmbytje masive, evakuohen banorët! Kuleba: Mijëra civilë në rrezik! Zelensky: Rusia nuk na ndal dot