Protestuesit kanë hedhur një sasi të madhe molotovi te Ura e Lanës, në drejtim të automjeteve të Policisë. Një prej bombave molotov shpërtheu në këmbët e operatorit të Report Tv, i cili po filmonte në zonë.
Fatmirësisht operatori ka arritur të shpëtojë pa dëmtime, ndërkohë që personat që hodhën molotovë, në përpjekje për t'i shpëtuar ndjekjes së Policisë, u larguan në drejtime të ndryshme.
Gjatë këtyre 6 ditë protestë, persona të maskuar kanë sulmuar institucionet shtetërore, bankat, bizneset private dhe efektivët e policisë me bomba molotovë, gurë dhe sende të forta, duke shkaktuar një situatë kaosi në Tiranë.
Lajm në përditësim...
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Tirana në kaos! Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD









