Retrospektivë, dhjetor 1989. Në Rumani vritet Çaushesku. Tirana zyrtare kërkon ambasadorin për tu informuar. Teksti i thotë të gjitha, – një mesazh që më shumë sesa për Rumaninë, vlen për Tiranën.
Ka shumë të përbashkëta në këtë përshkrim midis gjendjes në dy vendet, – varfëria ekstreme, mungesa e ushqimeve dhe ilaçeve, hendeku i madh midis udhëheqjes dhe qytetarëve, pakënaqësitë në rritje, masa e pagesës pa punë (ne e kishim 80%, ata 33%), etj, etj.
Dallime? Ka shumë, por një e dhënë e rëndësishme: tek ne Sigurimi, ushtria dhe policia ishin pjesa më fanatike dhe mbështetëse të regjimit, madje edhe pas dhjetorit ’90 kur ndryshoi ai. Inteligjenca gjithashtu. Kapi ndryshimin, nuk e inicio atë. Atje institucionet e besimit ishin gjenerues të ndryshimit, ne i ndaluam me Kushtetutë, etj, etj.
Vlera e dokumentit? Leximi i këtij dokumenti “ndryshoi gjithçka”. Rreth 20-25 ditë më pas, frika nga përvoja rumune dhe dalja e situatës jashtë kontrolli ndikoi në inicimin e “demokratizimit”, një slogan pa reforma përmbajtjesore që synonte jetëgjatësinë e pushtetit përmes argumenteve unike “ne nuk jemi as Lindje as Perëndim”, “ne kemi rrugën tonë”.
Paranoja u bë aq e madhe sa psh, vetë Alia refuzoi të marrë pjesë dhe të mbaj fjalim në 14 korrik ’90, anuloi paradën e majit dhe u evituan evenimentet e mëdha publike.
Kështu nisi!

Komente








Ramizi e dorëzoj pushtetin pa gjakderdhje! ndërsa krimineli Berisha nuk e dorëzoj pushtetin pa gjakderdhje, dhe shkatërroi Shqipërinë dhe vazhdon akoma të kërkoj pushtet ky i pa moralshëm.
PërgjigjuO politolog i demokracis uroni zotin që qe ai në drejtim se të kishte qënë Mehmeti do ishit duke punuar në minierë pa pare më e pakta.Po zatem nuk thotë kot populli fukara që rite qënin të të hajë kokën.A mundesh vallë o politolog i 'zti, se një gjë që e ke nisur dhe e ke nxjerrë në krye,tk vetëm je zvaritur dhe ke marë rrogë dhe honorare.Me tërë ato tru që ke përse nuk dole një herë në krye të lunëve.HË A MUND FË NA I THUASH O I MËNÇUR.
Përgjigjuinteligjenca e kapi po nuk e nisi populli nuk kishte me vete policine dhe njesite speciale te sigurimit ato qe luftuan ne rumani per popullin dhe parandaluan gjakderdhjen. Kjo ishte frika e Ramizit dhe i bleu duke fituar kohe te dy keto hallka te rendit qe te mos reagonin kur te kriste momenti. Dhelpra e di ku jane fiqte jo se nuk i pelqenin ti hante apo ishin te papjekur thjesht llogariti kohen deriss erdhi james baker te bombardonte centralet e iranit rendom ajo qe po i ndodh edhe putin ne budapest