Momenti kur menaxheri i Kombëtares së Kosovës e detyron gazetarin spanjoll të përmend emrin e Kosovës (VIDEO)
Në konferencën për shtyp të trajnerit Bernard Challandes para ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pati edhe një polemikë të fortë ndërmjet menaxherit të Kombëtares së Kosovës dhe gazetarit të gazetës spanjoll.
Redaksia 31 Mars 2021, 08:39 | Përditesimi: 31 Mars 2021, 08:43
Në konferencën për shtyp të trajnerit Bernard Challandes para ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pati edhe një polemikë të fortë ndërmjet menaxherit të Kombëtares së Kosovës dhe gazetarit të gazetës spanjoll, Ruben Ares. Ndeshja zhvillohet sot në orës 20:45 në Seville të Spanjës.
Gazetari spanjoll teksa po bënte pyetjen e tij për trajner Bernard Challendes nuk dëshironte ta përmendte emrin e Kosovës dhe për këtë reagoi menaxheri Bajram Shala, i cili nuk pranonte që trajneri ta fillonte përgjigjen para se ai të pranonte që pyetja ishte e drejtuar për trajnerin e Kosovës.
Gazetari spanjoll: Cilat ndryshime duhet t’i bëjë Luis Enrique për ndeshjen me Kosovë?
Shala: Pyetja është e drejtuar për?
Gazetari: Për trajnerin
Shala: Për trajnerin e? Sepse ne nuk e kemi parë emrin e kombëtares sonë ne median tuaj kështu që duhet të bëhet e qartë tek trajneri i kujt drejtohet pyetja.
Gazetari: Pyetja është për trajnerin!
Shala: I cili ekip?
Gazetari: Ohh! I Kosovës
Shala: Ahh! Ok mirë.
Kujtojmë se në mediat spanjolle gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar tituj skandaloze për Kosovën, për shkak se Spanja nuk e njeh si shtet Kosovën. Për këtë Shaland tha: “Ne nuk mund te jemi te lumtur me qasjen e disa mediave drejtuar Kosovës dhe këtë nuk mund ta fshehim, mirëpo mendoj që motivi kryesor është që do luajmë kundër Spanjës dhe duhet qe të jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”.
Komentet ku janë?
Përgjigju