TIRANË - Një 34-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi është kapur 'mat' nga kamerat e sigurisë brenda një dyqani teksa vjedh një lap top duke e futur poshtë bluzës. 34-vjeçari me inicialet E.C, akuzohet për tre raste të tjera të vjedhjeve të pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme në kryeqytet.
Ai do të hetohet nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e vjedhjes.
Vjedhjet e kryera
• Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare
• Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi“
• Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit
Komento
Komente









