Momenti pikant i magjistratit, nga diplomimi puth fëmijën, flet për Report Tv: I druhem presionit të krimit e politikës, po s’ma bën syri tërr

Në ceremoninë e diplomimit të 46 magjistratëve, mbizotëruan mesazhet nga politika dhe diplomacia për ta ushtruar detyrën me paanshmëri dhe transparencë. Një prej tyre puthi djalin e tij sapo u diplomua. Në një proponcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta u shpreh se do të ndjekë gjatë karrierës së tij vendime të drejta. Sa i përket presionit të krimit apo politikës, u shpreh se nuk ia bën syri tërr.

Arsen Rusta: A duhet të besojnë shqiptarët që do të jepni një drejtësi ku ëedhe djali jot do të rritet në një Shqipëri të begatë?

Magjistrati: Patjetër. Një nga arsyet që jam sot me djalin tim është për të dhënë këtë besim jo para cdo fëmije por edhe cdo të rrituri e shqiptari që beson, ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri.

Arsen Rusta: Sot ishte ceremoni zyrtare por jeni emëruar në sistemin e drejtësisë prej disa javësh. E keni dhënë vdendimin e parë?

Magjistrati: Ka qenë vendim për lëshimin e një urdhri mbrojtje.

Arsen Rusta: Ju kërkua nga ambasadorja amerikane që cdo ditë të shihni veten para pasqyrës dhe për t’i thënë “Do jap një vendim që të bëjë një Shqipëri më të denjë, më të begatë. A thua do të zgjasë kjo përgjatë të gjithë karrierës?

Magjistrati: Kam bindjen që jo vetëm tek unë, por tek cdo magjistrat i këtij brezi dhe në vijim, do të jetë një veprimtari e tillë.

Arsen Rusta: I druheni një presioni të krimit, politikës?

Magjistrati: Do të ishte hipokrizi për t’i thoja që nuk i druhem por do thoja që nuk ma bën syri tërr as mua, as kolegëve të mi.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)