Ilir Meta i dorëzoi pasditen e sotme detyrën e Presidentit, Bajram Begajt, me një ceremoni soleme para godinës së presidencës ku ishin të ftuar rreth 400 persona.

Por pati një moment që kaloi pa vëmendjen e duhur. Gjatë momentit të largimit pasi i kishte dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, Meta ndaloi për disa sekonda ku bëri simbolin e shqiponjës, simbol që e Meta e ka bërë shpesh gjatë mandatit të tij, në aksionet e tij me tentativën për tu dukur nacionalist. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Pas dorëzimit të detyrës si president, Meta publikon foto me familjen e tij: Nga sot është më e bashkuar

Ilir Meta publikon foto me familjen e tij pas dorëzimit të detyrës si President i Shqipërisë. Sipas tij familja nga tani e tutje do të jetë më e bashkuar dhe uron paqe e mbarësi. 

"Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!", shkruan Meta në Twitter.