Një djalë i ri që ishte braktisur nga ish-dashura, është filmuar duke qëlluar me pistoletë ish-partneren dhe atë para shumë të pranishmëve në oborrin e universitetin ku ajo vazhdonte studimet.
Pukkapong Chittarom, 24-vjeç, po priste studenten Natcharreya Thaprajit, 21-vjeç, të cilën sapo e pa e qëlloi për vdekje me revole në prezencë të shoqeve të saj.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ia drejton pistoletën ish-të dashurës, të cilën më pas e qëllon në gjoks. Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Bangkok të Tajlandës.
Mediat lokale raportojnë se dyshja ishin në lidhje për më shumë se pesë vite, ndërsa Chittarom nuk mund të pajtohej me faktin që ajo e ka lënë dhe nuk dëshironte të ribashkoheshin.
Është interesant fakti se si pasi e kishte qëlluar për vdekje ish-të dashurën, Pukkapong është parë duke qëndruar i ulur para trupit e saj të pajetë të mbuluar në gjak.
Sipas raportit të policisë ai dukej se ishte penduar pasi vazhdimisht e përqafonte të dashurën e vrarë, kurse disa momente më vonë kishte tentuar të kryente vetëvrasje.