Monaco fiton garën me Juventusin
blen 31 mln € 16-vjeçarin Pellegri

Monaco fiton garën me Juventusin<br />blen 31 mln € 16-vjeçarin Pellegri<br>
Çmenduritë e merkatos nuk kanë kufi. Lëvizja e radhës, që kalon logjikën e shpenzimeve vjen nga Monaco. Klubi nga Principata bleu për 31 milionë euro 16-vjeçarin Pietro Pellegri nga Genoa, duke fituar garën me Juventusin.

Shifrat janë po kaq mbresëlënëse edhe në marrëveshjen që sulmuesi adoleshent do të firmosë menjëherë pas vizitave mjekësore. Skuadra franceze ka përgatitur kontratën 5-vjeçare për lojtarin, me pagën që nis nga një milion euro në vitin e parë, për tu rritur në sezonet në vazhdim.

Investimi është i rëndësishëm, edhe sepse bëhet fjalë për një prej talentëve më të mëdhenj të futbollit italian dhe atij europian. Pellegri ishte bërë protagonist më 28 Maj 2017, në ditën e lamtumirës nga futbolli të një legjende si Francesco Totti. Djaloshi 16-vjeçar mori një pjesë të vëmendjes, sepse në sfidën e fituar 3-2 nga Roma shënoi një prej golave të Genoas, duke u bërë futbollisti më i ri që realizonte në historinë e Serisë A.

Pellegri u ble nga Monaco që fitoi garën ndaj Juventusit, me ofertën e parezistueshme prej 31 milionë eurosh, 21 menjëherë në arkat e klubit dhe 10 milionë euro bonus. Genoa do të përfitojë edhe 10 për qind të shifrës nëse lojtari do të shitet në një tjetër skuadër në të ardhmen. Kur duhen ende disa javë nga festa e 17-vjetorit, Pietro Pellegri numëron 9 ndeshje të luajtura në Serinë A dhe tre gola të realizuar. Pasi shkruajti historinë në futbollin italian, djaloshi do të kërkojë fatin në Principatë, duke u vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Leonardo Jardim.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet