"Monger", Barak Marshall me 
balerinët shqiptarë ndezin skenën

balerinët shqiptarë ndezin skenën">
“Monger”, ky balet origjinal do të ngjitet këtë fundjavë, në datat 28 dhe 29 maj në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Premiera ngjitet në skenë me balerinët shqiptarë nga koreografi izraelito-amerikan me famë botërore, Barak Marshall.

Koreografi Marshall, i cili prej më shumë se dy javësh gjendet në Tiranë bashkon imagjinatën e tij me energjinë e balerinëve, që po performojnë këto skena dramatike e surreale me lëvizjet atletike. Dramatikisht provokativ dhe argëtues në premierën “Monger” shkrihet baleti kontemporan, i pasuruar me nota të larta humori. Gjatë kërcimit kombinohen muzika Balkan Beat Box, Handel, Verdi dhe muzika izraelite.

Në konferencën për mediat, ku ishte i pranishëm dhe ambasadori i izraelit, Boaz Rodkin, koreografi Barak Marshall rrëfeu përmbajtjen e veprës.

"Kjo vepër trajton çështje te pushtetit, të mbijetesës. Me këtë vepër unë inspirohem nga historia e atdheut tim Izraelit, por kjo nuk është vetëm historia jonë. Baleti trajton çështje të lirisë dhe kompromisit që të gjithë ne bëjmë për të mbijetuar. Historia tregon për disa shërbyes të izoluar në bodrumin e shtëpisë së një zonje që i shfrytëzon ata. Zonja simbolizohet nga një zile që tingëllon duke vënë në lëvizje balerinët, " shprehet Barak Marshall.

baleti


Ndërsa për marrëdhëniet me artistët shqiptarë Barak Marshall shprehet:Dua të sqaroj diçka që edhe për mua kjo koregrafi është një gjë e re.  Unë jam i lumtur që e kam ndarë këtë eksperiencë me artistët shqiptarë. Ata janë balerinë shumë të mirë. Kemi punuar me shumë dëshirë dhe dashuri për baletin Monger. Gjatë ditëve të qëndrimit këtu unë kam mësuar edhe disa fjalë shqip. Më pëlqen të mësoj gjuhën shqipe.

Baleti “Monger” i Barak Marshall është cilësuar nga kritika si "një krijim i shkëlqyer, inteligjent, dhe me humor..." Muzika është e jashtëzakonshme pasi sjell të kombinuar elemente te muzikës gipsi deri tek ajo klasike dhe rok që gjallërohet nga lëvizjet e balerinëve të njohur si Rovena Shqevi, Loreta Bala, Ledia Sulaj, Dion Gjinika, Julind Dervishi, Kristi Dalipi.

baleti

 MONGER, Balet nga Barak Marshall 

Shfaqet ne datat 28 dhe 29 Maj 2016, Ora 20.00

As/Koreograf: Yoav Grinberg dhe Inbar Nemirovsky
Ndriçimi: Yacov Beresy
Kostumet: Elva Bella
Asistente në prova: Alisa Gjoni, Rovena Shqevi

Music: Collage—Taraf de Haidouk, Balkan Beat Box, The Yiddish Radio Project, Margalit Oved, Shye Ben Tzur, Shandor, Handel, Verdi, Tommy Dorsey, Terry Hall, Ray Noble, Goran Bregovic
Përzgjedhja e Muzikës: Giori Politi dhe Barak Marshall

Këshilltar Teatral: Ariel Ashbel, Producent: Sigal Cohen, Foto: Gadi Dagon

Interpretojnë :
Loreta Bala, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Amela Prifti, Livia Lara, Tea Ajazi, Fjoralba Zere
Dion Gjinika, Julind Dervishi, Besi Skura, Andi Vrapi, Kristi Dalipi, Kristi Dushmani, Anxhelo Muçollari, Erald Zela


Kritika dhe shtypi botëror për Barak Marshall
I porositur nga Qendra Suzanne Dellal, baleti “Morger” me elementë të theksuar teatralë është vënë për herë të parë në skenë në vitin 2008 e më pas duke hapur Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tel Aviv. Barak ka krijuar koroegrafi edhe për kompani të ndryshme baleti në të gjithë botën ku mund të përmendim Les Ballets Jazz de Montreal, Ballet Rambert, Cisne Negro, Bodytraffic dhe Ballet Junior de Genève. Në 2012 ai mori një porosi nga Gustavo Dudamel dhe Filharmonia e Los Angeles për të krijuar një pjesë me muzikë nga John Adams për një Mbrëmje Gala. 

Që prej 2008-ës krijimet e Barak Marshall janë prezantuar mbi 1000 herë në Izrael, Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut ku përfshihen performanca në Montepellier Danse, Sadler’s Wells, Maison de la Danse, Joyce Theater, Banff Centre, Holland Dance Festival, Sibiu Festival, Edinburgh Festival Theatre, Annenberg Center, White Bird, Place des Artes de Montreal, Dance Umbrella UK, Jacob’s Pillow, Switzerland’s STEPS Festival dhe Diana Vishneva Festival në Moskë. 

Në vitin 2011 ai është vlrësuar me çmim të parë për punën e tij nga Fondacioni Joyce. Gjithashtu ai ka marrë çmimin Lester Horton për krijime koroegrafike të shkëlqyera dhe ka përfituar edhe një grant për një produksion të ri muzikor së bashku me Margalit Oved dhe Balkan Beat Box. 

Barak njihet edhe si këngëtar, kryesisht i motiveve të Lindjes së mesme dhe muzikës klasike. Ja disa vlerwsime qw ka marrw vepra e Marshall: 
Barak Marshall është i pajisur me një fuqi për të komunikuar nëpërmjet vallëzimit dhe lëvizjeve teatrale. Koreografia e tij i ka të gjithë elementët - është bindëse, përfshirëse, goditëse dhe inovatore. 60 minutat e kësaj performance na u dukën si 5 duke na lënë të pangopur për më tepër… 

—Dance Ground UK
"Një krijim i shkëlqyer, inteligjent dhe me humor…Monger ka një jehonë që tingëllon si një fjalë revolucionare e pandalshme dhe tepër koherente… një maratonë shpërthyese ndjenjash e interpretuar nga një grup balerinësh të shkëlqyer. 

—Late News
"Një krijim tërësisht origjinal nga balerinë virtuozë. Forca e kësaj pjese qëndron në gjuhën origjinale të lëvizjeve dhe teatralitetin…Rezultati është unik, i freskët dhe i fuqishëm.”

—Ha’aretz
"Muzikë e jashtëzakonshme, koreografia fantastike , me elementë teatralë surprizues dhe me humor…tërheqëse dhe e mbushur me hijeshi emocionale.” 
—Globes


Redaksia online
(u.s.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Man. United 'pa busull', Crystal Palace e mposht 4-0 në Premier League

Man. United 'pa busull', Crystal Palace e mposht 4-0 në Premier League